Telashet s’kanë të sosur për Fran Frrokajn, IKMT kallëzon penalisht kryetarin e Bashkisë bashkë me drejtorin (ÇFARË KANË BËRË)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:15 20-06-2019 Telashet s’kanë të sosur për Fran Frrokajn, IKMT kallëzon penalisht kryetarin e Bashkisë bashkë me drejtorin (ÇFARË KANË BËRË) Frrokaj-Toma

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar sot penalisht pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, kryetarin e Bashkisë,  Frran Frokaj.

Kryebashkiaku i Lezhës, akuzohet per veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Së bashku me Kryetarin e Bashkisë, IKMT ka kallëzuar penalisht edhe drejtorin e Drejtorisë së Planifikimit te Territorit Sokol Toma.

Të dy këta persona, sipas IKMT, duke vepruar në kundërshtim të hapur me ligjin, kanë dhënë leje për kryerje ndërtimesh në vijën bregdetare te Shëngjinit, objekte që nga vetë ky institucion (Inspektorati Mbrojtjes së Territorit) janë konstatuar të paligjshme. Madje leje janë dhënë edhe për të ndërtuar në vende ku më parë janë prishur objekte të jashtëligjshëm nga IKMT.

Këto veprime, hapur në kundërshtim me ligjin, të konstatuara nga IKMT përgjatë inspektimit të saj në territorin administrativ të bashkisë Lezhë, kanë cënuar rëndë interesin publik në këtë territor, mbarëvajtjen e sezonit turistik, njofton IKMT.

“IKMT shpreh vendosmërinë e saj, në mbrojtjen e territorit kundër abuzimeve të paligjshme, apo “të kopsitura” nga zyrtarë që shkelin ligjet dhe besimin e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e IKMT.

Kujtojmë se kjo është hera e dytë që Frrokaj do të përballet me drejtësinë pas arrestimit dhe gjyqeve lidhur me tjetërsimin e pronave te "Rana e Hedhun".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12159585952759
array(1) { ["section"]=> string(130) "telashet-s-kane-te-sosur-per-fran-frrokajn-ikmt-kallezon-penalisht-kryetarin-e-bashkise-bashke-me-drejtorin-cfare-kane-bere-169018" }