Telebingo Shqiptare: Çmimi i madh bie në Shkodër, fituesi merr 1,491,200 lekë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:28 20-05-2019 Telebingo Shqiptare: Çmimi i madh bie në Shkodër, fituesi merr 1,491,200 lekë

Krahas çmimit të madh të javës, janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 14159 lojtarë të tjerë, të cilët sigurojnë nga Telebingo Shqiptare 55 lekë.

Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 163 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 3,455 lekësh. Ndërsa fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 6, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Me mijëra fitues të dalë nga shorti i goglave dhe përzgjedhja rastësore e kontrabiletave, kanë mundur të fitojnë edhe përgjatë shorteut të djeshëm, dhuratat dhe çmimet e preferuara të Telebingo Shqiptare. Tirana, Shkodra, Elbasani, Korça, Durrësi, Kruja, Pogradeci, etj, ishin ndër qytetet më fatlume sa i takon shpalljes së fituesve të lojës më popullore të fatit në vend. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fituese të parë të lojës telefonike, Ervehenë në kryeqytet. Me përzgjedhjen e dy zarfeve më të preferuara, ajo ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 95,000 lekësh. Loja telefonike ka vijuar të qëndrojë sërish në kryeqytet, duke shpallur Jetën si fituese të radhës, e cila ka siguruar shumën prej 80,000 lekësh. Një tjetër fitues i është bashkuar lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Kësaj here bëhet fjalë për Hatixhenë në qytetin e Durrësit.

Në betejën me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe ajo ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 50,000 lekësh. Më pas loja telefonike është zhvendosur në qytetin e Lezhës, ku fituesi i radhës ka siguruar plot 90,000 lekë. Një tjetër e përzgjedhur si fituese, ka mundur t’u gëzohet çmimeve të fituara në lojën më popullore të fatit në vend. Engjëlli në kryeqytet ka siguruar nga loja telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe shumën prej 75,000 lekësh. Irena në qytetin e Kuçovës ishte edhe fituesja e fundit që tentoi të gjente se në cilin prej zarfeve mund të fshihej makina “Hyundai”. Por ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë çmim, ajo ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 65,000 lekësh. Fitues të tjerë i janë bashkuar këtij shorteu edhe në lojën me ruletën e fatit. Konkretisht pjesë e kësaj loje janë bërë 10 fituesit e çmimit tradicional prej 20,000 lekësh të shorteut të datës 12 maj. Nga loja e ruletës së fatit, Qaushi ka siguruar 30,000 lekë, Hekurani 23,000 lekë, Adriana 22,000 lekë, Drita 100,000 lekë, Elvisi 24,000 lekë, Iliriani 23,000 lekë, Gëzimi 25,000 lekë, Asllani 100,000 lekë, Shadia 24,000 lekë, si dhe Migena 27,000 lekë.

Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,491,200 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës shkon në qytetin e Shkodrës, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 14159 lojtarë të tjerë, të cilët sigurojnë nga Telebingo Shqiptare 55 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 163 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 3,455 lekësh. Ndërsa fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 6, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë. Konkretisht bëhet fjalë për 10 fituesit e çmimit prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish për të fituar dy ccmimet prej 100,000 lekësh. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të reja të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Donika Kastrioti”, mbrapa “Kullave Binjake”, Vila 9/1.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068938732147217
array(1) { ["section"]=> string(82) "telebingo-shqiptare-cmimi-i-madh-bie-ne-shkoder-fituesi-merr-1-491-200-leke-165013" }