Telebingo Shqiptare/ Korça dhe Saranda ndajnë 'Bingon Milionere' prej 13,004,400 lekësh

Publikuar tek: aktualitet, më 16:21 05-01-2019 Telebingo Shqiptare/ Korça dhe Saranda ndajnë 'Bingon Milionere' prej 13,004,400 lekësh

Ledioni në Durrës fitoi apartamentin, ndërsa Floria në Kukës, si dhe Samiu në Durrës janë shpallur fitues të dy makinave “Hyundai”.

Telebingo Shqiptare kthehet me shortin e radhës në datën 13 janar, ndërkohë që vijon normalisht shitja e biletave në të gjitha pikat e Telebingos.

Shorti festiv i datës 30 dhjetor 2018 ka gëzuar me çmime mijëra familje shqiptare, ndërmjet tyre fituesi i superbingos mbi 130 milionë lekë (të vjetra), fituesi i apartamentit, fituesit e dy makinave “Hyundai”, dhjetë fituesit e çmimeve nga 1 milionë lekë (të vjetra), si dhe shumë çmimeve të tjera surprizë të fshehura në zarfet e lojës më popullore të fatit në vend. Taulanti në kryeqytet ka qenë i përzgjedhuri i parë i lojës telefonike që ka luajtur me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, ku dhe ka fituar 90,000 lekë. Më pas loja telefonike është zhvendosur në qytetin e Pogradecit, duke përzgjedhur si fituese të radhës Zanën. Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, ajo ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 100,000 lekësh.

 Fati i ka buzëqeshur më së miri edhe fitueses së radhës në qytetin e Bilishtit. Me përzgjedhjen e bërë, kjo fituese ka siguruar shumën prej 100,000 lekësh, të cilës i është bashkuar si dhuratë edhe një laptop i ofruar nga mbështetësit financiarë të programit. Një tjetër fituese e përzgjedhur jashtë vendit ka siguruar nga loja telefonike një laptop dhe një televizor. Loja është zhvendosur më pas në qytetin e Korçës, ku Pandeliu ka siguruar shumën prej 90,000 lekësh. Loja ka vijuar me shpalljen e një tjetër fituesi që ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 60,000 lekësh, si dhe një laptop dhuratë. Po ashtu, edhe Amarilda në kryeqytet ka fituar nga loja telefonike shumën prej 60,000 lekësh, si dhe 2 orë të ofruara dhuratë nga mbështetësit financiarë të programit. Loja telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe ka bërë fituese të 120,000 lekëve Trëndafilen në qytetin e Kamzës. Fituesja e radhës në Shkozet ka siguruar shumën prej 80,000 lekësh. Ky çmim është fituar edhe nga Nertili në qytetin e Fierit. E fundit që ka tentuar të gjurmojë zarfet ku fshiheshin çmimet e mëdha të shorteut festiv të ndërrimit të viteve ishte Erkita, e cila ka siguruar shumën prej 80,000 lekësh. Mijëra fitues të tjerë i janë bashkuar lojës së Telebingos edhe në shortin e goglave për çmimin e madh të ndërrimit të viteve, vlera e të cilit ka mbërritur në plot 13,004,400 lekësh.

 Numrat e përzgjedhur nga hedhja e shortit e kanë ndarë çmimin e madh ndërmjet dy qyteteve, përkatësisht në Korçë dhe Sarandë, ku dhe rezultojnë të jenë shitur biletat fituese. Secili prej fituesve siguron nga Telebingo Shqiptare shumën prej 6,502,200 lekësh. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 70 lekëve 98222 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 1295 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga Kompania e Telebingos 3,790 lekë. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingos, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës, nga ku janë shpallur fituesit e çmimit prej 100,000 lekësh. Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të këtij çmimi. Ndërsa të gjithë lojtarët që kanë në biletën e tyre numrin 1, sigurojnë nga Telebingo Shqiptare 300 lekë. Lista e fituesve është zgjeruar edhe më tej, ku janë fituar televizor, dekodera e dhurata të tjera. Loja ka vijuar më tej me shpalljen e fituesve. Kësaj here bëhet fjalë për dy fituesit e makinave “Hyundai”, të cilat shkojnë në qytetin e Durrësit dhe të Kukësit. Ndërsa çmimi tjetër i lakmuar, apartamenti është fituar nga një tjetër familje durrsake. Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara. 

image1 (4).jpeg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Të shpëtojmë Kejdin, djalin 21-vjeçar në lule të rinisë, e motra lutet për ndihmë
Tërmeti i fuqishëm, Haki Çako shkon vetë në vendngjarje: Jemi në gatishmëri »
Article Logic
Execution time: 0.016443014144897
array(1) { ["section"]=> string(91) "telebingo-shqiptare-korca-dhe-saranda-ndajne-bingon-milionere-prej-13-004-400-lekesh-147624" }