Telefonata ALARMUESE te Rama: Dy të infektuarit me koronavirus SOT janë zyrtari dhe mësuesja, kanë një javë që…

Publikuar tek: politike, më 21:42 26-03-2020 Telefonata ALARMUESE te Rama: Dy të infektuarit me koronavirus SOT janë zyrtari dhe mësuesja, kanë një javë që… Kryeministri Edi Rama telefonon qytetarët për hallet që kanë

Dy të infektuarit e parë me koronavirus rezultuan sot në qytetin e Bajram Currit. Bëhet fjalë për një çift që janë nisur sot me ambulancë drejt Tiranës.

Por një qytetare nga Bajram Curri që është telefonuar nga kryeministri Edi Rama, ka shprehur alarmin e saj lidhur me këtë rast.

Ajo i tha kryeministrit Rama se personat e infektuar janë burrë e grua, persona publik të cilët ajo i njihte personalisht. Shqetësimi i saj është se, sipas saj, prej një jave çifti është kuruar në spitalin e Bajram Currit me serume dhe medikamente të tjera, si dhe ka patur kontakte me banorët e tjerë të qytetit.

“Ka një javë shkon në spital, bën serume, ne i njohim të dy dhe u them sa më shpejt të shërohen, se ne këtu në Bajram Curri një grusht jemi, i njohim.

Ata janë njerëz publik. Burri zyrtar e shoqja mësuese, janë njerëz shumë të mirë. Por i kemi takuar. Jo tani e them sepse u bë publik rasti. Unë e kam dit qysh dje”, i tha qytetarja Ramës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0081741809844971
array(1) { ["section"]=> string(116) "telefonata-alarmuese-te-rama-dy-te-infektuarit-me-koronavirus-sot-jane-kryetari-dhe-mesuesja-kane-nje-jave-qe-200214" }