Telefonata me Merkel, Paloka i kujton Ramës bisedën me Macronin: Edhe atë ditë vure pikat mbi ‘i’, boll mashtrove

Publikuar tek: politike, më 11:13 24-10-2019 Telefonata me Merkel, Paloka i kujton Ramës bisedën me Macronin: Edhe atë ditë vure pikat mbi ‘i’, boll mashtrove Ish-deputeti i PD Edi Paloka - Kryeministri Edi Rama

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel për 45 minuta për negociatat e Shqipërisë.

Paloka i kujton Ramës telefonatën që bëri disa muaj më parë me presidentin francez Emmanuel Macron dhe shkoi rreth një orë me vonesë në Asamblenë e PS-së.

Paloka i kërkon kryeministrit të mos mashtrojë, teksa thotë se dhe me Macronin i vendosën pikat mbi “i” negociatave, por presidenti francez nuk pranoi të hapen.

Komenti i plotë:

“Danke Angela...Telefonate 45 minuta...I vume gjithe pikat mbi i...”?!?!
Kjo do te thote qe do te zbatosh kushtet e Bundestagut ?
Do te thote qe Gjiknuri, Tahiri, Gjushi... gjithe tufa e te korruptuarve dhe atyre qe jane kapur ne krime elektorale, do te perfundojne ne burg ?
Do te thote qe 30 qershori ka rene dhe do pritet vendimi i Gjykates Kushtetuese ?
Do te thote qe do te realizohet nje reforme zgjedhore transparente dhe me pjesmarrjen e gjithe faktoreve politike dhe shoqeror ?
Do te thote qe pas realizimit te reformes zgjedhore do te kemi implementim te saj ne zgjedhje te parakoheshme ?
Do te thote...APO ?
Shqiptaret e kane te fresket diten kur vajte ne Parlament dhe kerkove ndjese per vonesen se kishe patur nje bisede telefonike per nje ore me MIKUN TEND Macron . Ate dite po ashtu kishit vendosur pikat mbi i per negociatat...
Nuk e di pse ka ca dite qe gjithe palacot rreth teje nuk po lene fjale te ndyre pa thene per MIKUN TEND , madje paturpesisht dhe per bashkeshorten e tij ?!
Boll mashtrove si ordiner ! Plotso kushtet qe te kerkojne ose largohu!

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.076515913009644
array(1) { ["section"]=> string(115) "telefonata-me-merkel-paloka-i-kujton-rames-biseden-me-macronin-edhe-ate-dite-vure-pikat-mbi-i-boll-mashtrove-183296" }