Telefonatat dhe premtimi i Henri Çilit/ Për lirimin e vëllezërve të burgosur të bandës së Lazaratit, mori shuma të mëdha parash dhe prona

Publikuar tek: aktualitet, më 11:21 28-02-2020 Telefonatat dhe premtimi i Henri Çilit/ Për lirimin e vëllezërve të burgosur të bandës së Lazaratit, mori shuma të mëdha parash dhe prona Vellezerit, Cili

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i botuesit dhe drejtuesit të UET Henri Çili me akuzën për korrupsion te organet e drejtësisë, pasi ka ndërhyrë te një gjyqtar, për lirimin nga burgu të dy të vëllezërve Arbion dhe Alban Aliko në Lazarat të dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha.

Ndaj botuesit Henri Çili, Prokuroria ka ngritur akuzat e falsifikimit të dokumenteve, mashtrimit, si edhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm te organet e drejtësisë.

Gjatë hetimeve rezulton se Henri Çili ka komunikuar me babain e Arbion dhe Adil Aliko, ku i premtonte se do të negocionte me një gjyqtar për lirimin e tyre, dhe në këmbim dyshohet se i ka marrë shuma të konsiderueshme parash dhe disa prona në Gjirokastër.

Arbion Aliko është dënuar me burg përjetë për vrasjen e efektivit të RENEA-s, kurse vëllai i tij Adil Aliko është dënuar me 20 vite burg. Kujtojmë se ata janë arrestuar në 2015 në një tunel në Kardhiq 20 km larg Lazaratit, në një zonë malore e cila ndodhet midis Gjirokastrës dhe Tepelenës. Pas rrethimit dhe patrullimit nga policia me helikopter, dy vëllezërit janë dorëzuar dhe nuk kanë bërë rezistencë.

Bëhet me dije se prokuroria e Përmetit ka nisur hetime në shtator të 2019-ës ndaj Çilit, fillimisht për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, ndërsa arrestimi i tij është bërë gjatë mesnatës së sotme. Kujtojmë se në njëjtën kohë që Çili dhe avokati i tij Ilir Korbi janë arrestuar, është zhvilluar një aksion masiv në disa zona. Nga aksioni janë arrestuar edhe disa persona të tjerë të implikuar si dhe raportohen mbi 50 të shoqëruar.

Sakaq bëhet me dije janë ushtruar kontrolle të imtësishme në disa banesa në Lazarat, mes tyre dhe ajo e prindërve të dy të burgosurve për të cilët do të ndërhynte Çili.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015046834945679
array(1) { ["section"]=> string(142) "telefonatat-dhe-premtimi-i-henri-cilit-per-lirimin-e-vellezerve-te-burgosur-te-bandes-se-lazaratit-mori-shuma-te-medha-parash-dhe-prona-196748" }