Telefoni 24.000 herë kompaninë telefonike për t'u ankuar, arrestohet i moshuari

Publikuar tek: bota, më 08:38 05-12-2019 Telefoni 24.000 herë kompaninë telefonike për t'u ankuar, arrestohet i moshuari

Një 71-vjeçar japonez është arrestuar pasi telefonoi 24.000 herë një kompani telefonike për tu ankuar se komania kishte shkelur kontratën.

I moshuari i identifikuar si Akitoshi Okamoto u vu në prangat e policisë me akuzën për “mashtrim dhe pengim të zhvillimit të biznesit”.

Policia tha se ai telefononte vazhdimisht KDDI, një operator japonez i telekomunikacionit dhe kërkoi që personeli të shkonte tek ai dhe ti kërkonte falje për shkeljen e kushteve të kontratës së tij të shërbimit.

"Ai gjithashtu mbyllte telefonatën në momentin që operatorët telefonik e hapnim telefonin,"- tha një zëdhënës i policisë.

Në një deklaratë për CNN, KDDI tha se morën rreth 24.000 thirrje nga Okamoto që nga maji 2017.

Dhe përfundimisht kompania vendosi që ta denonconte në polici këtë vit me akuzën se ndërhyri seriozisht në biznesin e tyre.

Akitoshi Okamoto i mohoi akuzat dhe i tha policisë se ishte ai "viktima".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069868564605713
array(1) { ["section"]=> string(85) "telefoni-24-000-here-kompanine-telefonike-per-t-u-ankuar-arrestohet-i-moshuari-188461" }