‘Telenovelë verore e Ramës’, PD reagon për shkarkimin e Metës: Kryeministri është regjisori për të mbuluar krimet që i ka bërë shqiptarëve

Publikuar tek: aktualitet, më 17:34 11-07-2019 ‘Telenovelë verore e Ramës’, PD reagon për shkarkimin e Metës: Kryeministri është regjisori për të mbuluar krimet që i ka bërë shqiptarëve

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, shprehet se për të mbuluar vjedhjen që i është bërë shqiptarëve, kryeministri Edi Rama ka nisur një telenovelë për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Bardhi thotë se Rama e ka të qartë se telenovela me shkarkim presidentin është vetëm nje sajesë vere dhe abuzim me fondet publike.

Sipas Bardhit, Presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje, por ka ushtruar kompetencën e tij kushtetuese për t’u garantuar qytetarëve të drejtën për të zgjedhur në një sistem demokratik dhe pluralist.

Statusi i plotë:

Për të mbuluar vjedhjen e shqiptarëve, vjedhjen e votës, vjedhjen e taksave, vjedhjen e pasurive, Edi Rama ka nisur shfaqjen për herë te parë te telenovelës “Parlamenti i krimit kundër Presidentit”, ku vetë është regjisor, vetë skenarist, vetë producent, vete aktor.

Edi Rama e ka të qartë se telenovela me shkarkim presidenti është vetëm nje sajesë vere dhe abuzim me fondet publike.

Presidenti i Republikës nuk ka kryer asnjë shkelje, por ka ushtruar kompetencën e tij kushtetuese për t’u garantuar qytetarëve të drejtën për të zgjedhur në një sistem demokratik dhe pluralist.

Duke shfaqur telenovelën bajate, me aktorë kryesorë personazhet e dosjeve 184 dhe 339 të blerjes së zgjedhjeve me krimin, Edi Rama do që të mos flitet për krimet e tij ndaj shqiptarëve.

Do qe të mos flitet për tarifen e re për karburantin;
Do qe të mos flitet për koncesionin e ri 250 milionë euro të Milot Balldre;
Do që të mos flitet për mungesën nga korrupsioni të rreth 60 milionë eurove në 6 muaj nga doganat dhe tatimet;
Do që të mos flitet për borxhin e lartë publik, të fshehur tek PPP-të;
Do që të mos flitet për kapjen e drejtësisë;
Do që të mos flitet për lidhjet e tij direkte me krimin e organizuar;
Do që të mos flitet për dështimin e tij në hapjen e negociatave me Bashkimin Europian; dhe, mbi të gjitha,
Do që të mos flitet për refuzimin plebishitar, që 85% e shqiptarëve i bënë regjimit të tij, për ndryshimin që duan shqiptarët.

Me apo pa telenovelën e verës së Edi Ramës, shkelësit më të madh të Kushtetutës, sot një gjë është e qartë: Vendimi kushtetues dhe i përgjegjshëm i Presidentit i shërben njerëzve dhe interesit publik. Ndersa votimet moniste të 30 Qershorit, siç shprehet edhe OSBE/ODIHR, u mbajtën pa e marrë fare në konsideratë interesin e qytetareve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021718978881836
array(1) { ["section"]=> string(141) "telenovele-verore-e-rames-pd-reagon-per-shkarkimin-e-metes-kryeministri-eshte-regjisori-per-te-mbuluar-krimet-qe-i-ka-bere-shqiptareve-171890" }