Televizioni del zbuluar: Skandal me lotarinë, ja topi me 2 numra të ndryshëm (Foto)

Publikuar tek: bota, më 22:21 08-10-2017 Televizioni del zbuluar: Skandal me lotarinë, ja topi me 2 numra të ndryshëm (Foto)

Qindra teleshikues kanë vënë re se diçka nuk shkonte me lotarinë e transmetuar sot në televizion për çmimin e madh prej 4.5 milion paund.

Duket se “Lotto Plus1” në Irlandë është në telashe të mëdha pasi shikuesit kanë kapur diçka të pazakontë. Topi me numrin 33 ka patur të printuar edhe numrin 38, raporton newsbomb.al.

Ata kanë ngritur pyetjen nëse bëhet fjalë për një mashtrim të madh por organizatorët e lotarisë kanë hedhur poshtë akuzat me pretendimin se është iluzion i krijuar nga reflektimi i numrit në tubin plastik.

Megjithatë irlandezët nuk janë bindur. Ata në rrjetet sociale shprehen të sigurtë për trukim të lotarisë, teksa thonë se e kanë parë 'live" topin me 2 numra dhe s'ka si të jetë iluzion.

gher3ey45hu4hju.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011116027832031
array(1) { ["section"]=> string(85) "televizioni-del-zbuluar-skandal-me-lotarine-ja-topi-me-2-numra-te-ndryshem-foto-95193" }