Televizioni i fut frikën shikuesve, ndërpret sinjalin dhe transmeton mesazh për fundin e botës

Publikuar tek: bota, më 17:09 22-09-2017 Televizioni i fut frikën shikuesve, ndërpret sinjalin dhe transmeton mesazh për fundin e botës

Tashmë është e përvitshme, sa herë afron data 23 dhjetor, teoritë për fundin e botës rigjallërohen të pasuruara me ngjarjet aktuale.

Edhe këtë vit, konspiracionistët u munduan të trembin sa më shumë njerëz të besojnë se botës po i vjen fundi, aq sa detyruan NASA-n të prononcohet duke hedhur poshtë mundësinë e një eventi apokaliptik nga përplasja e Tokës me Planetin misterioz “X”.

Por disa televizione kristiane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkuar një hap më tej.

Gjatë ditës së sotme, mijëra shikues janë bërë dëshmitarë të një ngjarje të pazakontë, transmeton Newsbomb.al.

Transmetimi normal i programeve fetare është ndërprerë befasisht dhe një zë është dëgjuar duke thënë “Kuptojeni këtë, se kohëra shumë të dhunshme do vijnë”.

Teleshikuesit në Orange Forest në Kaliforni thonë se mbetën të tronditur nga mesazhi.

“Tingullonte si zëri i Hitlerit. Dukej si një transmetim që vinte në televizion përmes radios”.

“Sigurish që u tremba se zëri në TV po transmetohej gjithnjë e me volum më të lartë, por nuk u alarmova spese mendova që mund të jetë vepër e hakerave”, tregon një shikues tjetër.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Banorët “fluturojnë” anijet pas uraganit “Irma”
17 vjeçarit i rridhnin lotët rrëke, shokohen mjekët nga ajo çfarë gjejnë në sy (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.011780023574829
array(1) { ["section"]=> string(99) "televizioni-i-fut-friken-shikuesve-nderpret-sinjalin-dhe-transmeton-mesazh-per-fundin-e-botes-93314" }