Televizioni informativ i pret fjalën Ramës pasi nisi të sulmojë mediat

Publikuar tek: aktualitet, më 17:28 12-02-2017 Televizioni informativ i pret fjalën Ramës pasi nisi të sulmojë mediat

Në “Komunikimin e Javës” nga kryeministri Edi Rama, sot kaën qenë në objektiv sulmi mediat të cilat pasqyruan gjerësisht grabitjen spektakolare e mbi 3 milion dollar të një banke.

Rama sulmoi mediat duke i quajtur si “të tërbuar”, “telllall të së shkuarës”, “zullumqarë”  dhe që “iu ndizen sytë sa herë që ndodh ndonjë vrasje apo fatkeqësi”, pasi sipas Ramës nxitojnë të hedhin baltë dhe akuza ndaj qeverisë dhe Policisë së Shtetit.

Por menjëherë sapo Rama ka shpërthyer në sulm ndaj mediave, televizioni “News24” ka prerë transmetimin “live”.

Në studion e televizionit informativ ka pasuar rubrika “Opinion” ku i ftuari, Tomor Alizoti ka komentuar edhe deklaratat e Ramës duke thënë se kryeministri sulmon mediat vetëm pse e kritikojnë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Identifikohet trupi i pajetë i gjetur në Shkodër, është banues në Tiranë
Ish-banori i Big Brother mik me Drinin që vrau të dashurnë dhe veten, ja si e kujton »
Article Logic
Execution time: 0.010475158691406
array(1) { ["section"]=> string(76) "televizioni-informativ-i-pret-fjalen-rames-pasi-nisi-te-sulmoje-mediat-68509" }