Televizionit Klan do i bashkohet një tjetër emër i njohur i botës së medias.
Bëhet fjalë për aktoren e humorit Rudina Dembacaj, e cila prej disa kohësh moderon emisionin “Mos i fol shoferit”, në Ora News.
Moderatorët e emisionit “Chaud Patate” në radion “NRG”, bënë me dije se aktoren e humorit do ta shohim çdo të hënë përkrah moderatores Alketa Vejsiu në emisionin që pritet të fillojë së shpejti në Klan Tv “Në kurthin e Piter Panit”.
Emisioni do të ketë personazhe fikse çdo javë që do të ndihmojnë fëmijët, dhe një prej tyre do të jetë Rudina.