Televizioni rus paralajmëron fundin e botës, shkencëtari ngre padi: Lajm i rremë, po përhapni panik

Publikuar tek: bota, më 12:28 03-05-2019 Televizioni rus paralajmëron fundin e botës, shkencëtari ngre padi: Lajm i rremë, po përhapni panik

'Fundi i botës më 3 tetor', ky është lajmi i rremë i publikuar nga një televizion rus që është përhapur me shpejtësi në të gjithë botën.

Kanali televiziv rus REN TV ka publikur një video në të cilën fundi i botës thuhet se do të jetë më 3 tetor të këtij viti.

Në atë datë sipas lajmit do të ketë një përplasje mes tokës dhe një asteroidi gjigant 340 metërsh. Për të vërtetuar tezën e tij, gazetari rus citoi astronomë anonimë.

Ndërkohë, Vitalij Egorov, shkencëtar që studion hapësirën, parashtroi një ankesë kundër televizionit në fjalë për lajme të rreme dhe lajmëroi alarmin.

 Sipas Egorov, lajmi është krejtësisht i pabazuar, që ka për qëllim ngritjen e alarmit dhe mund të shkaktojë panik në mesin e popullatës. Ankesa është bërë në bazë të një ligji rus të miratuar rishtazi për shpërndarjen e lajmit të rremë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010233163833618
array(1) { ["section"]=> string(103) "televizioni-rus-paralajmeron-fundin-e-botes-shkencetari-ngre-padi-lajm-i-rreme-po-perhapni-panik-162813" }