Temperatura normale e trupit nuk është më 37°C, studimi: Çdo dhjetvjeçar është zvogëluar me 0.03°C

Publikuar tek: aktualitet, më 10:31 14-01-2020 Temperatura normale e trupit nuk është më 37°C, studimi: Çdo dhjetvjeçar është zvogëluar me 0.03°C

Temperatura normale e trupit nuk është më 37°C por 36.5°C sipas një studimi të realizuar nga Universiteti i Stanfordit ne SHBA, shkruan në një postim në rrjete sociale pedagogu Ethem Ruka.

 Kjo gjetje vjen pas 600 000 matjeve për periudhën 1862 – 2017.  Studimi ka arritur në konkluzionin që për çdo dhjetvjeçar temperatura është zvogëluar me 0.03*C. Ndërsa në termometrat aktualë kjo nuk është ndryshuar ende pasi temperatura normale vijon të konsiderohet me 37*C.

“TEMPEREATURA NORMALE E TRUPIT NUK ESHTE ME 37*C POR 36.5*C. Nisur nga nje studim i realizuar nga Universiteti i Stanfordit ne SHBA, mbeshtetur ne 600 000 matje per periudhen 1862 - 2017, rezulton se temperatura normale trupore e njeriut nuk konsiderohet me 37*C, por 36.5*C.

 Ne cdo dhjetvjecar temperatura eshte zvogeluar me 0.03*C. Arsya nuk eshte e qarte, por mesa duket argumenti kryesor eshte ulja e nivelit te inflamacionit per shkak te rritjes se higjienes dhe crrenjosjes se shume semundjeve infektive. Keto rezultate jane botuar ne revisten shkencore të Life”, shkruan Ruka.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.043284893035889
array(1) { ["section"]=> string(103) "temperatura-normale-e-trupit-nuk-eshte-me-37-c-studimi-cdo-dhjetvjecar-eshte-zvogeluar-me-0-03-c-192003" }