Temperatura të ulëta dhe ngrica, mësoni gjendjen e akseve kryesore të vendit

Publikuar tek: aktualitet, më 08:52 15-01-2019 Temperatura të ulëta dhe ngrica, mësoni gjendjen e akseve kryesore të vendit

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mbi gjendjen e akseve kryesore të vendit ndërkohë që temperaturat e ulëta vijojnë të jenë prezentë në territorin shqiptar.

Rajoni Verior: Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta. Në të gjitha akset ku ka prezencë ngricash, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve.

Segmentet që janë të kalueshme me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir janë:

Domaj-Draje Rec
Ura e Cerenecit-Steblevë
Kuben-Vasije
Peshkopi- Qafë Drajë
Peshkopi-Ushtelencë
Ura Cerenecit-Steblevë
Qafë Bualli-Krastë
Trebisht-Doganë.

Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Qendror: Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta. Është punuar nga kontraktorët që në orët e para të mëngjesit për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash.

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni është si më poshtë:

Aksi nga Trau i Dajtit-Teleferik-Vilat Qeveritare rekomandohet përdorimi i zinxhirëve , për shkak të prezencës së ngricave. 
Qafë Priskë-Shëngjergj rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të prezencës së ngricave.
Qafë Priskë-Qafë Mollë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Qafë Mollë-Shëngjergj, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, për shkak të ngricave.
Aksi Krujë Sarisalltik rekomandohet pjesërisht me zinxhir.
Lunik-Steblevë rekomandohet me zinxhir në pjesën fundore të tij.

Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Jugor: Gjatë natës ka pasur reshje bore në lartësi, që shkojnë 5-15 cm. Temperaturat kanë qenë të ulëta, sidomos në Qarkun e Korçës. Që në orët e para të mëngjesit, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorit, për shkak të prezencës së ngricave në rrugë.

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni paraqitet si më poshtë:

Në Qarkun Korçë qarkullimi rekomandohet me zinxhir në:
Korçë Boboshticë.
Dardhë dhe Qafë Qarri - Ersekë.

Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi normal pa probleme.
Në Qarkun Vlorë qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pa zinxhir.

 

49948076_676448382749774_5107932449682227200_o.jpg

50129012_676448362749776_6106838836531167232_o.jpg

50078603_676448632749749_3656476607373115392_n.jpg

 

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqiptari gjendet i varur në qelinë e burgut në Greqi
DETAJE tronditëse për vrasjen e shqiptarit në burgun grek: Autori po priste që të hante drekën »
Article Logic
Execution time: 0.01352596282959
array(1) { ["section"]=> string(82) "temperatura-te-uleta-dhe-ngrica-mesoni-gjendjen-e-akseve-kryesore-te-vendit-148836" }