Temperaturat e larta në mbi 40 gradë celcius po shkaktojnë pasoja shumë të rënda në vendin tonë.
Duket se në liqenin e Butrinit në Sarandë kanë nisur pasojat shkatërruese, pasi prej temperaturave përvëluese po ngordhin midhjet e liqenit. Një ekip i ministrisë së Bujqësisë kanë shkuar dje menjëherë në këtë zonë dhe kanë nisur inspektimin dhe po hartojnë një plan masash urgjent.
Sipas specialistëve, temperaturat e larta kanë prekur direkt farën e re të midhjeve, ndërsa e njëjta situatë ka ndodhur edhe para dy vitesh.
Në liqenin e Butrintit operojnë 26 subjekte private të kultivimit të midhjes dhe janë gjithsej 78 impiante. 1 impiant me kapacitet maksimal bënë të mundur rritjen dhe kultivimin e 30 mijë midhjeve.