Temperaturat e larta në SHBA anulojnë uljen e avionëve në pistë

Publikuar tek: bota, më 18:52 20-06-2017 Temperaturat e larta në SHBA anulojnë uljen e avionëve në pistë

Temeraturat në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë kapur majat në këtë fundjavë. Përveç dëmeve  në fusha të tjera, tempreaturat e larta kanë shkaktuar problem edhe me uljen e avionëve.

Në këtë shtet të SHBA-ve raportohet se janë  anuluar më shumë se 40 fluturime sepse ishte shumë nxehtë për avionët. Sinoptikanët  thonë se temperaturat në qytet mund të arrijnë të martën deri në 49 gradë celsius. E kjo është më e lartë se temperaturat operative të disa avionëve. Agjencia e fluturimeve “American Airlines” ka lajmëruar se ka anuluar dhjetëra fluturime të parashikuara të niseshin nga aeroporti “Sky Harbor”, gjatë pjesës më të nxehtë të ditës.

Siç shpjegojnë ekspertët, në temperatura të larta, ajri ka dendësi më të ulët. Kjo dendësi e ulët e ajrit redukton forcën ngritëse që gjenerohet në krahët e avionit, një parim kyç ky në aeronautikë. Në këmbim, motorët e avionit duhet të gjenerojnë më shumë fuqi për të fluturuar.

Pikërisht kjo është edhe arsyeja përse shumë vende në lindjen e mesme dhe disa aeroporte në lartësi të mëdha në Amerikën e Jugut, i planifikojnë fluturimet afatgjata për në mbrëmje ose gjatë natës, kur temperaturat ulen.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Miliarderi i humbi të gjitha, ka 20 vjet që jeton në ishullin e shkretë dhe është më i lumtur se kurrë
Shpërthim i fuqishëm në stacionin qendror të trenave në Bruksel »
Article Logic
Execution time: 0.011924028396606
array(1) { ["section"]=> string(69) "temperaturat-e-larta-ne-shba-anulojne-uljen-e-avioneve-ne-piste-83208" }