Temperaturat e larta rrisin konsumin e ujit në Tiranë, UKT: Probleme në disa zona të kryeqytetit

Publikuar tek: aktualitet, më 13:18 16-07-2015 Temperaturat e larta rrisin konsumin e ujit në Tiranë, UKT: Probleme në disa zona të kryeqytetit Komuna e Parisit

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin, kanë rritur konsumimin e ujit nga banorët. E gjithë kjo situatë, ka ndikuar në rënien e presionit të ujit në disa zona të kryeqytetit.

Drejtoria e Ujësjellësit e Tiranës ka njoftuar se rënia e nivelit të ujit në liqenin e Bovillës dhe rritja e konsumimit të ujit të pijshëm kanë ndikuar në rënien presionit të ujit në zonën e Komunës së Parisit, Liqenit të Thatë, Unazës së Madhe, Kthesës së Kamzës dhe Sharrë.

UKT ka kërkuar nga banorët e kryeqytetit që të tregojnë kujdes në përdorimin e ujit dhe të mos e shpërdërojnë atë, në mënyrë që të ketë një furnizim të mjaftueshëm me ujë të pijshëm

Njoftimi i UKT:

Duke marrë parasysh temperaturat e larta dhe thatësirën si pasojë e stinës së verës, Ujësjellës Kanalizime Tiranë ju bën thirrje të gjithë konsumatorëve të ujit të tregojnë kujdesin maksimal në përdorimin e ujit të pijshëm. Në përmbushjen e misionit të saj për furnizimin me ujë të pijshëm të qytetarëve të Tiranës, shoqëria dhe stafi i saj ka punuar me përgjegjësi për të siguruar furnizimin me ujë të pijshëm pavarësisht thatësirës, por ajo kërkon një sensibilizim dhe ndërgjegjësim të mbarë popullatës për mosshpërdorimin e kësaj pasurie të përbashkët, në mënyrë që edhe në këtë periudhë të nxehtë dhe të thatë të vitit, të ketë një furnizim të mjaftueshëm me ujë të pijshëm. Ujësjellës Kanalizime Tiranë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Studimi: Ja kush janë njerëzit më të pasur në Shqipëri
“Vrasësit me pagesë”/ Gjykata jep “arrest me burg” për Tafilajn, Qefalian dhe Merdanin »
Article Logic
Execution time: 0.011188983917236
array(1) { ["section"]=> string(100) "temperaturat-e-larta-rrisin-konsumin-e-ujit-ne-tirane-ukt-probleme-ne-disa-zona-te-kryeqytetit-16330" }