Temperaturat e ulta, bora dhe acari ‘pushtojnë’ Evropën (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 22:34 16-11-2019 Temperaturat e ulta, bora dhe acari ‘pushtojnë’ Evropën (VIDEO) Foto ilustruese

Kontinenti evropian është ‘pushtuar’ tashmë nga acari dhe reshjet e dendura të dëborës.

Bora, akulli dhe shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për dhjetëra e mijëra shtëpi në Francën juglindore.

Autoritetet franceze kanë kërkuar nga qytetarët francez të qëndrojnë larg rrugëve pasi një shofer humbi jetën si pasojë e një peme që u shkul me rrënjë nga era e fortë. Tashmë janë rreth 300 mijë vetë që kanë mbetur pa energji elektrike, në disa qytete.

Trafiku hekurudhor është përballur me vështirësi po ashtu. Makinat dhe kamionët kanë mbetur të bllokuar në borë dhe shumë rrugë janë mbyllur.

Shërbimi i motit i BBC ka paralajmëruar ndërkohë për kushte akoma më të vështira të motit në Evropën që tashmë është përballur me reshjet e para të borës por edhe me përmbytjet si përshembull në Venecia.

Temperaturat sipas shërbimit meteorologjik do të jenë të ulëta dhe reshjet do të jenë të pranishme gjatë gjithë javës së ardhshme. E gjithë zona qendrore e Mesdheut, do të jetë më e rrezikuar, nga temperaturat e ulëta, reshjet e borës në rajonet alpine dhe përmbytjet në zonat më të ulëta.

Gjatë fundjavës mundësia e stuhive në Mesdhe parashikohet të jetë e madhe.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023168087005615
array(1) { ["section"]=> string(65) "temperaturat-e-ulta-bora-dhe-acari-pushtojne-evropen-video-186137" }