Temperaturat ekstreme, ja si parashikohet moti për nesër

Publikuar tek: aktualitet, më 15:39 07-08-2017 Temperaturat ekstreme, ja si parashikohet moti për nesër

Muaji Gusht në vendin tonë ka hyrë me një valë të nxehti që nuk ishte parë prej kohësh,  ku temperaturat i kanë kaluar 40 gradë.

Edhe ditën e nesërme temperaturat do të vijojnë të jenë përvëluese. Në bazë të një parashikimi të kushteve atmosferike nga Emergjencat Civile, mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe tepër i nxehtë, si dhe vranësira të pakta deri mesatare në mesditë përgjatë zonave malore në lindje të vendit.

Temperaturat ekstreme, pritet të luhaten:

Në vendet malore: temperaturat minimale do të zbresin deri në 19°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 38°C.

Në vendet e ulëta: temperaturat minimale do të zbresin deri në 20°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 41°C.

Në bregdet: temperaturat minimale do të zbresin deri në 22°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 38°C.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071439743041992
array(1) { ["section"]=> string(61) "temperaturat-ekstreme-ja-si-parashikohet-moti-per-neser-88475" }