'Tenderi 1.5 mln euro', PD akuzon qeverinë: Vjedhin lekë edhe në kohë pandemie, prandaj nuk kanë çfarë t'i japin shqiptarëve

Publikuar tek: politike, më 17:25 31-03-2020 'Tenderi 1.5 mln euro', PD akuzon qeverinë: Vjedhin lekë edhe në kohë pandemie, prandaj nuk kanë çfarë t'i japin shqiptarëve

Enkelejd Alibeaj, ka dalë për herë të tretë në konferencë për mediat nga selia blu.

Ish-deputeti i PD-së ka denoncuar tenderin 1.5 milionë euro për shpërndarjen e ushqimeve për familjet në nevojë, duke thënë se Rama dhe Xhaçka favorizojnë miqtë e tyre.

Alibeaj bëri me dije se kompania Eurovia.shpk, nuk është e specializuar për tregtime mallrash ushqimore, por për pajisje elektronike dhe kompjuterike.

Ai thotë se më 19 mars, 6 ditë para se të shpallej fituese e tenderit, kjo kompani shtoi në aktivitetin e saj edhe 'import-eksport produktesh ushqimore'.

"Kompania që Rama dhe Xhaçka ka zgjedhur t'i japin 1,5 mln euro, nuk ka asnjë eksperiencë për tregtimin e produkteve ushqimore. Kjo kompani është e specializuar për pajisje elektronike dhe kompjuterike. Aktiviteti kryesor lidhet me pajisje elektronike, ndërtim dhe programime kompjuterike. Në 19 mars 2020, 6 ditë para se të shpallej fituese e tenderit, Eurovia.shpk ka modifikuar llojin e aktivitetit të saj. 6 ditë pas modifikimit të aktivitetit të saj, u shpall fituese e tenderit 1.5 mln euro. Në 19 mars 2020, 6 ditë para se Ministria e Mbrojtjes ta shpallte fituese, Eurovia.shpk shtoi në aktivitetin e saj dhe eksport-import produktesh ushqimore. Menjëherë pas këtij ndryshimi, Ministria e Mbrojtjes e identifikon dhe e shpall fituese. Prandaj nuk ka para Edi Rama për të paguar dhe ndihmuar bizneset. Paratë i kanë për t'i ndarë me miqtë e tyre", deklaroi Enkelejd Alibeaj.

Lexo edhe: ‘Alo Edi’, Alibeaj akuza qeverisë: Ju jeni pa bukë, Rama dhe Olta Xhaçka sapo dhanë nje tender 1,5 milion euro

Lexo edhe: Tenderi 1.5 mln € për furnizimin me ushqime të familjeve në nevojë, PD vijon akuzat ndaj qeverisë: Doni të vidhni shqiptarët edhe në ditë të zeza

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0098519325256348
array(1) { ["section"]=> string(126) "tenderi-1-5-mln-euro-pd-akuzon-qeverine-vjedhin-leke-edhe-ne-kohe-pandemie-prandaj-nuk-kane-cfare-t-i-japin-shqiptareve-200812" }