Tenderi 50 mln lekë për gruan e kryebashkiakut të arratisur, reagon PD: Po plaçkitet buxheti i shtetit nën mbrojtjen e Edi Ramës

Publikuar tek: politike, më 16:46 20-01-2020 Tenderi 50 mln lekë për gruan e kryebashkiakut të arratisur, reagon PD: Po plaçkitet buxheti i shtetit nën mbrojtjen e Edi Ramës

 Pasi Ministria e Brendshme i ka dhënë një tender me vlerë 50 mln lekë të vjetra Merita Kajmakut, bashkëshortes së ish-kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku i cili është në arrati, PD ka hedhur akuza ndaj kryeministrit, ku thotë se po plaçkitet buxheti i shtetit nën mbrojtje të Edi Ramës.

Bëhet fjalë për tenderin për mirëmbajtjen e lulishteve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Sakaq, bëhet me dije se ky tender është dhënë nga drejtoria e blerjeve të përqendruara në Ministrinë e Brendshme në datën 30 dhjetor 2019, kohë kur Kajmaku ishte në krye të Bashkisë së Vorës.

Në garë ishin katër kompani, njëra është skualifikuar, ndërsa nga tre të tjerat ka fituar firma 'Kajmaku'. Partia Demokratike përmes Sekretarit të saj Gazment Bardh thotë ka kërkuar anullimin e këtij tenderi të cilin e quan kriminal. Sekretari i PD ka paraqitur me foto tenderin që i është dhënë gruas së Agim Kajmakut, si edhe ka paraqitur hapat që PD ka kërkuar të ndiqen, por qeveria i ka refuzuar.

Deklarata e Bardhit

"Agim Kajmaku është rasti më flagrant i plaçkitjes së buxhetit nën mbrojtjen e Edi Ramës. Faktet janë të pakundërshtueshme:

1. PD publikoi në Gusht 2019 dokumenta se Agim Kajmaku i Vorës rezulton i dënuar në Greqi, por Edi Rama e mbrojti. 2. Denoncimi i Partisë Demokratike u faktua i vërtetë, por Edi Rama nuk e shkarkoi. 3. Drejtësia kërkoi arrestimin, por Agim Kajmaku u lajmërua më parë dhe u lejua të arratiset.

4. Agim Kajmaku u arratis në nëntor2019, por Edi Rama i dha në janar 2020 tender 57 milionë lekë. Duke i dhënë miliona lekë një personi në arrati, që ai e emëroi kryebashkiak të Vorës dhe nuk guxoi ta shkarkonte, Edi Rama dëshmon, në mënyrë të përsëritur, se e vetmja gjë që di të bëjë është të palçkisë paratë e shqiptarëve me ca kriminelë, oligarkë dhe të korruptuar.

Ky tender kriminal duhet anulluar! Paratë e shqiptarëve nuk mund t’i marrë një i arratisur që e ka vendin në burg! Kujtojmë që Prokuroria e akuzon Kajmakun për faksifikim formulari e dokumentash si dhe për ushtrim kompetencash tej mandatit. Akuzat i janë bërë me dije avokatit të ish-kryebashkiakut pasi ky i fundit ndodhet në arrati. Kajmaku është shpallur në kërkim nga Prokuroria pasi u provua se kishte falsifikuar dokumentet e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim në Janinë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.3684229850769
array(1) { ["section"]=> string(133) "tenderi-50-mln-leke-per-gruan-e-kryebashkiakut-te-arratisur-reagon-pd-po-plackitet-buxheti-i-shtetit-nen-mbrojtjen-e-edi-rames-192620" }