Tenderi i maskave anti-Covid, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për Mirela Ndocin, pronare e kompanisë farmaceutike Frog

Publikuar tek: aktualitet, më 10:04 23-09-2020 Tenderi i maskave anti-Covid, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për Mirela Ndocin, pronare e kompanisë farmaceutike Frog FotoMontazh: Prokuroria e Tiranes

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për pronaren e kompanisë farmaceutike “Frog”, Mirela Ndoci, për një tender për blerjen e maskave anti-Covid në Itali. Hetimet kanë nisur pas një letërporosie të mbërritur nga autoritetet e drejtësisë italiane.

Sipas gazetarit Elton Qyno, Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimin për shtetasin italian Vincenzo Nuzziello dhe Mirela Ndocin. Nuzziello dhe Ndoci, janë aksionerë të kompaninë farmaceutike “Frog”, e cila ka marrë tenderin e blerjes së maskave.

Në datë 13.07.2020 shtetasi italian Vincenzo Nuzziello ka vendosur të largohet nga kompania “Frog” dhe të gjitha aksionet, në masën 70%, ia ka shitur Mirela Ndocit.

Prokuroria Italiane ka zbuluar se kompania "Frog", është pritëse e disa transaksioneve bankare nga Italia dhe dyshohet se është pjesë e skemës mashtruese me tenderin e maskave anti Covid- 19 në Lazio, Itali, me vlerë 4 milion e 960 mijë euro. Një pjesë e parave të shpërndara nga dy kompani Italiane, kanë mbërritur dhe në Shqipëri. Pritësja në Shqipëri, ka qënë pikërisht kompania farmaceutike “Frog”, me aksionere të vetme shtetasen Mirela Ndoci.

Screenshot_1.jpg
Screenshot_2.jpg
Screenshot_3.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013553857803345
array(1) { ["section"]=> string(124) "tenderi-i-maskave-anti-covid-prokuroria-e-tiranes-nis-hetimet-per-mirela-ndocin-pronare-e-kompanise-farmaceutike-frog-221336" }