Tenderi për ushqimet, Paloka: Olta Xhaçka duhet të ishte e shkarkuar dhe nën hetim, jo të japë tendera për shokët e burrit

Publikuar tek: politike, më 19:35 05-04-2020 Tenderi për ushqimet, Paloka: Olta Xhaçka duhet të ishte e shkarkuar dhe nën hetim, jo të japë tendera për shokët e burrit

Ish-deputeti Edi Paloka reagon në emër të Partisë Demokratike pas prononcimit të ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka lidhur me tenderin për shpërndarjen e ushqimeve në kohën e emergjencës civile.

Paloka thotë se Xhaçka nuk shpjegoi asgjë konkrete lidhur me tenderin për të cilin PD ka ngritur dyshime. PD thotë se tenderi u vonua gati një muaj dhe iu dha një kompanie të dyshimtë nga Tetova që aktivitetin e ushqimores e shtoi vetëm 6 ditë para se të shpallej fituese.

Reagimi i plotë i Edi Palokës:

Propagandë, propagandë, propagandë.

Asnjë shpjegim nga Olta Xhaçka për tenderin e paracaktuar të ushqimeve. Asnjë përgjigje për pyetjet më të thjeshta të mundshme: Pse tenderi iu dha një kompanie kompjuterash? Si u informua Olta Xhaçka që kompania e kompjuterave 6 ditë para tenderit ishte regjistruar dhe si kompani ushqimesh? Pse tenderi për rezervat e shtetit u vonua gati një muaj nga shpërthimi i epidemisë?

Olta Xhaçka ua ka këtë borxh shqiptarëve. Ajo nuk mund të “trimërohet” nga mungesa e veprimeve të deritanishme të SPAK. Hartimet propagandistike janë të pavlera. Në çdo vend të botës, me drejtësi të pavarur dhe në shërbim të qytetarëve, sot Olta Xhacka nuk do të ishte në zyrë duke shkruar hartime apo duke i dhënë tendera shokëve të burrit, por do të ishte shkarkuar dhe nën hetim!

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.010918855667114
array(1) { ["section"]=> string(126) "tenderi-per-ushqimet-paloka-olta-xhacka-duhet-te-ishte-e-shkarkuar-dhe-nen-hetim-jo-te-jape-tendera-per-shoket-e-burrit-201483" }