Tenori Agim Hushi shpërthen ndaj ministres Kumbaro: Kur ajo të largohet nga zyra, do jetë ditë e madhe për kulturën

Publikuar tek: aktualitet, më 19:58 29-07-2016 Tenori Agim Hushi shpërthen ndaj ministres Kumbaro: Kur ajo të largohet nga zyra, do jetë ditë e madhe për kulturën

Tenori Agim Hushi gjatë një interviste për gazetën “Shekulli”, ka shpërthyer ndaj ministres së Kulturës, Mirela Kumbaros, emërimin e të cilës në atë post e konsideron humbje për kulturën.

Sipas Hushit, Kumbaro nuk është përpjekur asnjëherë që të ulet dhe të bisedojë për të kuptuar ku qëndrojnë problemet, ndaj ditën kur ajo të largohet nga posti e sheh si fitore për kulturën.

“Ministria e Kulturës është një dështim total, sigurisht, jo i qeverisë Rama, por i ministres, e cila është një zonjë, për të cilën nuk dua të bëj komente që duken personale, por, ditën që ajo do të ikte nga ajo zyrë do ta konsideroja një fitore të kulturës. Është një humbje e madhe për kulturën, të kemi një person, që nuk bisedoi dhe nuk u përpoq kurrë të kuptonte se ku qëndrojnë problemet” është shprehur tenori.

Hushi i ka konsideruar gjithashtu politike emërimet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.072658061981201
array(1) { ["section"]=> string(119) "tenori-agim-hushi-shperthen-ndaj-ministres-kumbaro-kur-ajo-te-largohet-nga-zyra-do-jete-dite-e-madhe-per-kulturen-48145" }