Tenori i njohur tregon të vërtetën e koncertit të 2 janarit: Nuk do vijë filarmonia e Vjenës, politika ‘show’ me talentin e Dolit

Publikuar tek: aktualitet, më 14:43 19-12-2016 Tenori i njohur tregon të vërtetën e koncertit të 2 janarit: Nuk do vijë filarmonia e Vjenës, politika ‘show’ me talentin e Dolit

Tenori i njohur Agim Hushi ka reaguar për koncertin e 2 janarit që do të zhvillohet në Tiranë, ku sipas kryeministrit Edi Rama, do performojë përpara publikut shqiptar filarmonia e Vjenës dhe pjesë e saj shqiptari Shkëlzen Doli.

Nisur nga kërkesat e shumta për gjetjen e një bilete që kanë mbërritur në adresë të Hushit, ky i fundit sqaron se koncerti po reklamohet për qëllime partiake dhe se në Tiranë do të performojë një asnambël me pesë vetë nga Vjena dhe jo e gjithë filarmonia.

Për këtë situatë, Agim Hushi nuk bën përgjegjës Shkëlzen Dolin, por politikën që sipas tij po e përdor figurën e artistit për “show”.

Reagimi i Agim Hushit:

Të dashur miq që më keni shkruar në inbox dhe më keni kërkuar t’ju ndihmoj për bileta për koncertin e mikut tim, violinistit Shkëlzen Doli.

Ju sqaroj së pari se mënyra se si po reklamohet ky koncert për arsye të ndryshme, përfshirë ato partiake, nuk është as e vërtet, as profesionale.

Për këtë nuk mund të gjykohet miku im i mirë dhe violinisti i mrekullueshëm Shkëlzen Doli.

Nuk po vjen filarmonia e Vienës një ditë pas koncertit tradicional të famshëm në Vienë më 1 janar, por një ansambël me 5 vetë nga Viena, me instrumentistë me origjinë nga vende ballkanike, pjesë e të cili është dhe Shkëlzeni.

Këtë njoftim e bëj për të sqaruar miqtë e mij këtu në Tiranë dhe për t’i thënë poltikës mos bëjë shown e radhës me talentin e Shkëlzen Dolit, talenti i të cilit ia vlen të dëgjohet edhe i vetëm në skenë, dhe që do mbushtë sallën edhe pa ndihmën e Partisë.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023438930511475
array(1) { ["section"]=> string(131) "tenori-i-njohur-tregon-te-verteten-e-koncertit-te-2-janarit-nuk-do-vije-filarmonia-e-vjenes-politika-show-me-talentin-e-dolit-63124" }