Tension në Shkodër, mbështetësit e PD sulmojnë Tom Doshin

Publikuar tek: aktualitet, më 12:33 19-08-2019 Tension në Shkodër, mbështetësit e PD sulmojnë Tom Doshin

Kanë nisur sërish përplasjet në Shkodër, shkruan Newsbomb.al. 

Anëtarët e këshillit të ri kanë lënë bibliotekën ku u zhvillua mbledhja, ndërsa në tentativë për të dalë jashtë janë përplasur me protestuesit.

Ka qenë deputeti Tom Doshi ai i cili ka dalë i pari, ndërsa një pjesë e protestuesve e kanë ndjekur atë nga pas.

Situata është tensionuar ndjeshëm, ndërsa raportohet të ketë edhe konfrontim fizik mes protestusve dhe policisë. Protesteusit kanë ndjekur për disa minuta Doshin, ndërsa më pas ky i fundit ka arritur të largohet.

uauuauaaaaaaaaaa.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025711059570312
array(1) { ["section"]=> string(63) "tension-ne-shkoder-mbeshtetesit-e-pd-sulmojne-tom-doshin-175774" }