Konflikti Indi-Kinë vijon të përshkallzohet dita ditës, këtë herë është vendi komunist i cili ka paralajmëruar Indinë që të mos “kapet pas fantazive” për kufirin, ku përfshihet edhe rajoni i shumë lakmuar i Bitanit.
Në një reagim në kuadrë të 90-të vjetorit të ushtrirsë komuniste të Kinës, një ushtarak i lartë kinëz tha se më lehtë India mund të rrëzojë një mal sesa ushtrinë kineze.
“Ushtria jonë do të thotë siguria e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë. Vendosmëria jonë nuk është lëkundur kurrë. Është më e lehtë të shkundësh një mal se sa të shkundësh PLA-në”, tha ai.
Tensionet midis Pekinit dhe Delhit që datojë që në vitet 60-të të shekullit të kaluar, u përshkallëzuan këtë qershor kur ekipet kineze filluan të ndërtonin një rrugë në rrafshnaltën e Himalajës.Ky veprin u cilësua si provokacion nga ana e qeverisë indiane e cila dërgoi trupat e saj përtej kufirit.