Tensione mbi ujërat e 'Baltikut', F-18 i NATO-s i afrohet avionit të ministrit rus (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 19:36 13-08-2019 Tensione mbi ujërat e 'Baltikut', F-18 i NATO-s i afrohet avionit të ministrit rus (VIDEO) Foto e shperndare nga mediat ruse

Mediat ruse raportojnë se gjatë ditë së sotme hapësira ajërore mbi ujërat e detit Baltik ka qenë qendër e tensioneve mes Moskës zyrtare dhe NATO-s.

Agjensia ruse e lajmeve TASS shkruan se një avion F-18 i NATO-s i është afruar avionit të ministrit të Mbrojtjes së Rusisë Sergei Shoigu, ndërsa ky i fundit shkonte drejt Kaliningradit për të ndjekur një ceremoni të organizuar nga Akademia Detare e Nakhimov. Sipas TASS, avioni i NATO-s i është afruar paparalajmërim avionit të ministrit Shoigu, në ujërat ndërkombëtare, ndërsa është dashur ndërhyrja e dy avionëve Sukhoi-27 për ta larguar, raporton newsbomb.al.

Dy avionët Sukhoi-27 shoqëronin avionin e ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu teska shkonte nga Moska drejt Kaliningradit, ndërsa vet NATO nuk ka reaguar në lidhje me incidentin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070579051971436
array(1) { ["section"]=> string(92) "tensione-mbi-ujerat-e-baltikut-f-18-i-nato-s-i-afrohet-avionit-te-ministrit-rus-video-175238" }