Tensione mes Indisë dhe Pakistanit, nis lufta për rajonin e Kashmirit (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 23:24 17-08-2019 Tensione mes Indisë dhe Pakistanit, nis lufta për rajonin e Kashmirit (VIDEO) Foto ilustruese

Ushtritë e Indisë dhe Pakistanit kanë shkëmbyer zjarr intensiv në zonën ndërkufitare të Kashmirit.

Qeveria indiane njoftoi se tensionet me Pakstanin u rritën në momentin kur Nju Delhi zyrtar mori vendimin për t'i hequr statusin autonom rajonit të Kashmirit.

Dy vendet janë në konflikt prej vitesh mbi linjën e kontrollit në territoret e Himalajeve që pretendohen dhe janë ndarë mes dy vendeve.

Mediat raportuan se gjatë ditës së sotme u zhvilluan shkëmbime zjarri intensive që zgjatën deri në mesditë. Mësohet se për shkak të shkëmbimeve të zjarrit nga të dyja anët e kufirit, një ushtar palestinez ka humbur jetën.

Nga ana tjetër, Pakistani për momentin nuk ka bërë asnjë koment mbi këtë ngjarje.

Ndërkohë Islamabadi zyrtar nuk ka reaguar ende pas kësaj ngjarjeje dhe acarimit të marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.046057939529419
array(1) { ["section"]=> string(81) "tensione-mes-indise-dhe-pakistanit-nis-lufta-per-rajonin-e-kashmirit-video-175641" }