Tensione në Baltik / Avionët britanikë interceptojnë tre transportues ushtarakë të Rusisë

Publikuar tek: bota, më 19:33 12-05-2016 Tensione në Baltik / Avionët britanikë interceptojnë tre transportues ushtarakë të Rusisë

Tre avionë transportues të forcave ajrore ruse kanë fluturuar sot mbi detin Baltik, duke mos iu përgjigjur thirrjeve për shkelje të hapësirës ajrore.

Menjëherë janë ngritur disa gjuajtës britanikë nga baza ajrore e Amarit në Estoni duke i paralajmëruar dhe më pas shoqëruar avionët rusë jashtë zonës. Tensionet në detin Baltik janë rritur ndjeshëm muajt e fundit, pas agresioneve të avionëve rusë.

Në rajonin e Baltikut ka një përqëndrim të madh të forcave të NATO-s ndërsa edhe Britania e Madhe kontribuon me avionë të shumtë të cilët janë stacionuar në bazat ajrore të Lituanisë dhe Estonisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025160074234009
array(1) { ["section"]=> string(93) "tensione-ne-baltik-avionet-britanike-interceptojne-tre-transportues-ushtarake-te-rusise-40281" }