Tensione në Kuvend, Topalli dhe Noka shkojnë drejt foltores, ndërpritet seanca

Publikuar tek: politike, më 12:48 08-10-2015 Tensione në Kuvend, Topalli dhe Noka shkojnë drejt foltores, ndërpritet seanca

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka dhënë 10 minuta pushim pas tensionimit të situatës gjatë kohës që në Parlament po fliste kryeministri Rama.

Rama është përfshirë në debate të forta me deputetin e Patrisë Demokratike, debate këto që arritën kulmin kur kryeministri Rama tha se “të gjithë ata që janë në këtë sallë kanë fytyrën të përgjigjen për ato që thonë, por ka edhe nga ata që me pafytyrësinë më të madhe shpifin”.

Në këtë moment dy deputetët e PD-së Flamur Noka dhe Jozefina Topalli i janë drejtuar foltores ku po mbante fjalën e tij kryeministri Rama. Por siguria ka rrethuar foltoren dhe Meta ka dhënë 10 minuta pushim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025206089019775
array(1) { ["section"]=> string(82) "tensione-ne-kuvend-topalli-dhe-noka-shkojne-drejt-foltores-nderpritet-seanca-22613" }