Tensione SHBA-Rusi, Lavrov kritikon mbylljen e konsullatës ruse në San Francisko

Publikuar tek: bota, më 22:35 01-09-2017 Tensione SHBA-Rusi, Lavrov kritikon mbylljen e konsullatës ruse në San Francisko

Ministri i Jashtëm rus dënoi sot vendimin e Shteteve të Bashkuara për të mbyllur konsullatën ruse në San Francisko.

Zyrtarët amerikanë dje i kërkuan Rusinë të mbyllë tre ndërtesa diplomatike në Shtetet e Bashkuara, pjesë e konfliktit të vazhdueshëm midis dy vendeve rreth sanksioneve amerikane ndaj Moskës. Zyrtarët amerikanë thonë se veprimi u ndërmor në përgjigje të kërkesës që Moska i bëri Uashingtonit muajin e kaluar për një pak[sim prej 755 vetësh të personelit të saj diplomatik në Rusi.

Duke folur para studentëve të Institutit Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës një ditë pasi Shtetet e Bashkuara i kërkuan Rusisë të mbyllë konsullatën në San Francisko, Ministri i Jashtëm Lavrov u ankua se Uashingtoni i kishte dhënë vetëm 48 orë Moskës për të përmbushur kërkesën e tij.

“Siç ka thënë shumë herë edhe Presidenit Putin ne nuk duam konflit me këtë vend (SHBA). Ne gjithmonë kemi qenë miqësor ndaj popullit amerikan. Ne jemi të hapur për të një bashkëpunim konstrukiv nëse ai është në përputhje me interesat e Rusisë. Ne sinqerisht duam një normalizim të marrëdhënieve politike dypalëshe. Por, siç e dini edhe ju, duhen dy njerëz për të vallëzuar tangon. Tani mua më duket se partnerët tanë amerikanë po vallëzojnë të vetëm”.

Sekretari i Shtetit Rex Tillerson njoftoi dje përmes një telefonate homologun e tij Lavrov për mbylljen e konsullatës ruse në San Francisko.

Rusia ka afat deri të shtunën që të mbyllë një aneks konsullor në Uashington, një aneks konsullor në Nju Jork dhe konsullatën e saj në San Francisko.

“Ne kemi ndërmarrë një veprim të vendosur dhe të matur në përgjigje të vendimit të Rusisë më herët këtë vit. Ne duam të ndalim këtë rënie në trajtë spiraleje dhe duam të ecim përpara drejt ndërtimit të marrëdhënieve më të mira”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee.

Veprimi pason kërkesën e muajit të kaluar të Rusisë që Shtetet e Bashkuar të reduktojnë numrin e personelit në misionet e saj diplomatike në vend. Moska tha se veprimi i saj ishte në përgjigje të sanksioneve amerikane. Uashingtonit iu kërkua një reduktim prej 755 vetësh.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit e quajti vendimin rus “të pajustifikuar dhe të dëmshëm ndaj marrëdhënieve mes vendeve tona”. Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë janë tensionuar për shkak të sanksioneve amerikane ndaj Moskës për veprimet e saj destabilizuese në Ukrainë dhe ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit të kaluar, shkruan VOA.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012433052062988
array(1) { ["section"]=> string(85) "tensione-shba-rusi-lavrov-kritikon-mbylljen-e-konsullates-ruse-ne-san-francisko-90905" }