Tensione te Krimet e Rënda, anëtarët e bandës së Shullazit kapen me gjyqtaren, braktisin gjyqin me avokatët

Publikuar tek: aktualitet, më 14:32 23-05-2019 Tensione te Krimet e Rënda, anëtarët e bandës së Shullazit kapen me gjyqtaren, braktisin gjyqin me avokatët

Me tensione është shoqëruar seanca e sotme për çështjen ‘Shullazi’ te Krimet e Rënda.

Bashkëpunëtori i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani ka kërkuar shjegim për asryen përse është kërcënuar gjyqtarja kryesuese e çështjes Saida Dollani.

Dollani nuk i ka dhënë shpjegim dhe i ka kërkuar të ulet, por pasi Dani nuk iu bind, ajo e përjashtoi nga seanca.

Pas kësaj anëtari tjetër i grupit ‘Shullazi’ Endrit Zela iu drejtua gjyqtares duke i thënë se ajo ‘do ta kalojë vettingun në kurrizin e tyre’.

4 të pandehurit së bashku me avokatët mbrojtës braktisën sallën e gjyqit.

Nga ana tjetër gjyqtarja Valdete Hoxha ka kërkuar të mos jetë pjesë e trupit gjykues për këtë çështje, por kërkesa nuk i është pranuar.

Kujtojmë se Hoxha u caktua si gjyqtarja e tretë vetëm tre ditë më parë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020956993103027
array(1) { ["section"]=> string(112) "tensione-te-krimet-e-renda-anetaret-e-bandes-se-shullazit-kapen-me-gjyqtaren-braktisin-gjyqin-me-avokatet-165431" }