Banorët e Bregut të Lumit kanë rrëmbyer lopatat kundër fadromave që tentojnë të shembin shtëpitë e tyre.
Situata mes banorëve dhe policisë është tensionuar pasi ka pasur përleshje mes tyre.
Disa prej banorëve kanë hipur mbi çatiët e shtëpive në shenjë mbrojtje të banesave të tyre.
Mësohet se banorët kundërshtojnë prishjen e shtëpive të tyre, të cilat preken nga projekti i rrugës. Ata janë shprehur për mediat se janë të paqartë për mënyrën e shpronësimit, ndërsa janë ngritur në protestë.
Në vendgjarje ndodhen forca të shumta policie. Po ashtu i pranishëm është edhe ish-deputeti i PD, Klevis Balliu.
PAMJET LIVE: