TENSIONET e fundit/ Rinis dialogu mes Kosovës e Serbisë më 12 korrik, Hoti e Vuçiç do të takohen në Bruksel

Publikuar tek: rajon, më 13:43 06-07-2020 TENSIONET e fundit/ Rinis dialogu mes Kosovës e Serbisë më 12 korrik, Hoti e Vuçiç do të takohen në Bruksel Vuçiç-Hoti

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë do të fillojë më 12 korrik me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

Këtë lajm e ka bërë me dije Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili është shprehur se do të fillojë raundi i bisedimeve midis Serbisë dhe Kosovës.

“Mund të konfirmoj se më 12 korrik, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të vijnë në Bruksel për dialog. Mikpritës i këtij samiti do të jetë Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell në prani të të dërguarit të posaçëm për dialog, Miroslav Lajçak”, tha ai.

Bëhet me dije se presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të mbajnë një samit të premten, më 10 korrik, me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë.

Ky samit do të zhvillohet me një video-konferencë dhe ka për qëllim uljen e tensiove midis Kosovës dhe Serbisë.

Kujtojmë që ky takim në Bruksel vjen pas shtyrjes së takimit në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor, për shkak të trazirave në Kosovë pas akuzave për krime lufte dhe tortura gjatë luftës nga Gjykata e Hagës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088798999786377
array(1) { ["section"]=> string(112) "tensionet-e-fundit-rinis-dialogu-mes-kosoves-e-serbise-me-12-korrik-hoti-e-vucic-do-te-takohen-ne-bruksel-213004" }