Tensionet me Turqinë, SHBA shton praninë ushtarake në Greqi

Publikuar tek: rajon, më 21:14 15-04-2019 Tensionet me Turqinë, SHBA shton praninë ushtarake në Greqi Presidenti amerikan Trump dhe president turk Recep Taip Erdogan

SHBA mesa duket ka shtuar prezencën e saj ushtarake në Greqi, duke parë nga ana tjetër afrimin e Turqisë me Moskën, sidomos pas blerjes së avionëve luftarakë S-400.

Kongresin amerikan ka paralajmëruar miratimin e Ligjit të mbështetjes diplomatike dhe ushtarake për Greqinë dhe Qipron.

Athina dhe Uashingtoni po rrisin bashkëpunimin ushtarak, duke shtuar praninë e forcave dhe pajisjeve amerikane në Greqi. Sipas gazetës së përditshme greke ‘Kathemerini’, prania e përforcuar do të përfshijë dislokimin e sistemimit amerikan të mbrojtjes raketore ‘Patriot’, si dhe dislokimin e aeroplanëve të Forcave Ajrore të SHBA-së në një bazë pranë Larisës.

Sipas mediave greke po shqyrtohet edhe mundësia për pjesëmarrje më të madhe të trupave amerikane në stërvitjet e ushtrisë greke, përfshirë rritjen e numrit të manovrave të përbashkëta.

Paralajmërimi për intensifikimin e bashkëpunimit ushtarak amerikan vjen në kohën e shtimit të tensioneve mes ShBA-së dhe Turqisë, për shkak të vendimit të Ankarasë për të blerë sisteme kundërajrore ruse të tipit S-400.

Rritja e tensioneve nuk lidhet vetëm me blerjen nga Turqia të sistemit rus kundërajror S-400, por edhe me zbulimin e një rezerve të madhe gazi buzë brigjeve të Qipros.

Ankaraja zyrtare ka njoftuar se nuk do të lejojë asnjë misionin për nxjerrjen e gazit, pa miratimin e saj.

Javën e kaluar Kongresi i ShBA-së paralajmëroi miratimin e Ligjit për partneritet dhe energjetikë në Mesdheun Lindor, me qëllim mbështetjen diplomatike dhe ushtarake amerikane për Greqinë dhe Qipron.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.086188793182373
array(1) { ["section"]=> string(65) "tensionet-me-turqine-shba-shton-pranine-ushtarake-ne-greqi-160559" }