Tensionet në kulm mes Rusisë e Amerikës, Trump telefonon Erdogan, çfarë u diskutua

Publikuar tek: aktualitet, më 07:32 12-04-2018 Tensionet në kulm mes Rusisë e Amerikës, Trump telefonon Erdogan, çfarë u diskutua Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe ai amerikan Donald trump

Presidenti amerikan Donald trump dhe ai turk Rexhep Tajip Erdogan zhvilluan mbrëmë nje bisede telefonike mes tyre.

Kjo në kohën kur përplasjet mes Rusisë dhe Amerikës nuk kanë munguar, për shkak të Srisë. Shtëpia e Bardhë bën me dije se të dy liderët ranë dakord të qëndrojnë në kontakt të ngushtë rreth situatës. Presidenti i SHBA Donald Trump kërcënoi Sirinë këtë javë në përgjigje të sulmit kimik të së shtunës së kaluar. Ka qënë Rusia e cila nga ana e saj u shpreh se do të shkatërronte të gjitha raketat që do të niseshin për në Siri.

Më herët, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se nuk po planifikonte të diskutonte qëllimet e SHBA për të krijuar “forcat e sigurisë kufitare” në Sirinë veriore, por do të mbante kontakt me Vladimir Putinin. Megjithatë, në biseden telefonike, Trump i kerkoi Turqise, të bëjë kujdes dhe të shmangë çdo veprim që mund të rrezikojë konflikte mes forcave turke dhe amerikane.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Studentët shqiptarë të gatshëm të ikin, pritshmëri page më e ulët se në rajon
Drogë në makinë, arrestohen 4 shqiptarë »
Article Logic
Execution time: 0.011672019958496
array(1) { ["section"]=> string(87) "tensionet-ne-kulm-mes-rusise-e-amerikes-trump-telefonon-erdogan-cfare-u-diskutua-116579" }