Tensionet në Kuvend, Monika Kryemadhi flet e qetë: Sot i kisha çizmet me takë të rëndë

Publikuar tek: politike, më 13:16 01-02-2018 Tensionet në Kuvend, Monika Kryemadhi flet e qetë: Sot i kisha çizmet me takë të rëndë

Kryetraja e LSI Monika Kryemadhi ka komentuar në një prononcim për gazetarët jashtë ambjenteve të Parlamentit atë që po ndodh sot në Kuvend. Kryemadhi shprehet se sot nuk ndihet e surprizuar pasi një situatë të tillë e priste, sipas saj.

Ndërsa nuk la pa përmendur edhe çizmen ku theksoi se sot i kishte me taka të rënda.

“Sot i kisha këpucët me takë të rënda. Çizmja është simboli, çizmja më e rëndë e korrupsionit duhet të kthehet në çizmen më të rëndë të Edi Ramës”, shprehet Kryemadhi.

Më shumë nga fjala e Kryemadhit:

Dua të them që sot nuk kisha ndonjë surprizë, e prisja dhe pres akoma gjëra më të rënda. Sado që të mundohet të largojë vëmendjen si regjisor nuk do ta shpëtojnë dot nga përfshirja e tij në strukturat e drogës. Nuk do ta shpëtojnë dot nga përgjegjësia e madhe. Sigurisht protesta nuk do të ndalojnë asnjë moment. Keni protesta te deputetëve, gjimnazistëve, studentëve, minatorët etj. Mos u çudisni urrejtja ndaj tij po shtohet.

Sot i kisha këpucët me takë të rënda. Çizmja është simboli, çizmja më e rëndë e korrupsionit duhet të kthehet në çizmen më të rëndë të Edi Ramës.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01033616065979
array(1) { ["section"]=> string(91) "tensionet-ne-kuvend-monika-kryemadhi-flet-e-qete-sot-i-kisha-cizmet-me-take-te-rende-108719" }