Tensionet në rajon, SHBA i përgjigjet kërcënimeve të Iranit 

Publikuar tek: bota, më 22:29 19-09-2019 Tensionet në rajon, SHBA i përgjigjet kërcënimeve të Iranit  Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka deklaruar se i është përgjigjur kërcënimeve të Iranit për luftë gjithëpërfshirëse.

Pompeo ndër të tjera tha për gazetarët se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë një zgjidhje paqësore ndaj krizës së shkaktuar nga një sulm në infrastrukturën e naftës të Arabisë Saudite.

Pas takimeve me aleatët e Arabisë Saudite dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe, Pompeo tha se shumica e vendeve të rajonit kishin bindjen se Irani ka kryer sulmet ndaj fabrikës më të madhe në botë të naftës së papërpunuar pavarësisht se Teherani e mohon këtë gjë.

Tensionet në rajon janë rritur, pas sulmit të 14 shtatorit, në një fushë të naftës saudite.

Rebelët Huthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani, kishin marrë përgjegjësinë mbi sulmin e kryer.

Pavarësisht mohimit të akuzave nga iranianët, Uashingtoni dhe Rijadi kanë fajësuar Teheranin për sulmin.

Gjatë ditës së djeshme Arabia Saudite ka paraqitur disa pjesë të raketave dhe dronëve, që tha se tregojnë se sulmi është sponsorizuar padyshim nga Irani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022846221923828
array(1) { ["section"]=> string(65) "tensionet-ne-rajon-shba-i-pergjigjet-kercenimeve-te-iranit-179093" }