Tensionet në Siri, Erdogan paralajmëron takim me Putinin në Kremlin

Publikuar tek: bota, më 20:23 25-08-2019 Tensionet në Siri, Erdogan paralajmëron takim me Putinin në Kremlin Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai turk Recep Taip Erdogan

Zyra e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan ka njoftuar se pas një telefonate të presidentit Erdogan me presidentin Putin, është vendosur një takim fiszik midis tyre.

Sipas presidencës turke, takimi do të mbahet në Moskë më 27 gusht dhe tema kryesore mësohet të jetë situata e konfliktit në Siri.

Kremlini ka deklaruar se Putini dhe Erdogani janë pajtuar gjatë bisedës telefonike që do të shtojnë përpjekjet për neutralizimin e situatës në provincën e Idlibit, ku dhuna ka detyruar dhjetëra mijëra persona të ikin nga vendi.

Turqia që nga nisja e konfliktit sirian në vitin 2011 e deri tani, ka pranuar më shumë se 3,6 milionë refugjatë nga Siria.

Në konfliktin sirian Rusia dhe Turqia mbështesin palë kundërshtare. Ankaraja mbështet forcat që janë kundër ushtrisë qeveritare të presidentit sirian Bashar Al-Asadit, ndërsa Rusia ka ndihmuar Asadin pas lansimit të fushatës ajrore kundër presidentit sirian si dhe ka rritur prezencën ushtarake ruse në Siri që prej vitit 2015.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075130462646484
array(1) { ["section"]=> string(73) "tensionet-ne-siri-erdogan-paralajmeron-takim-me-putinin-ne-kremlin-176313" }