Tensionet sot ne Shkodër, reagon Petrit Vasili: Mirënjohje atyre që i nxorën maskarenjtë me video, Rama do t’i shesë si legena

Publikuar tek: politike, më 20:04 19-08-2019 Tensionet sot ne Shkodër, reagon Petrit Vasili: Mirënjohje atyre që i nxorën maskarenjtë me video, Rama do t’i shesë si legena Foto ilustruese - Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili u ka shprehur mirënjohjen qytetarëve shkodranë dhe mbështetësve të opozitës, të cilët protestuan sot në Shkodër, teksa konstituohej Këshilli i ri Bashkiak.

Vasili përmes një statusi në Facebook, thotë se falë celeularëve dhe kamerave që kanë transmetuar sot pamje nga situata e tensionuar ku nuk kanë munguar dhe përplasjet me policinë, personat e përfshirë që ai i quan ‘maskarenjë’ nuk do të fshihen dot.

‘Mirenjohje per horrat ne Shkoder sot qe dolen fytyrezbuluar.

Qe te gjithe me kollare,me uniforme apo civile me canta te zeza me rrip ne qafe dolen sot me fytyre te zbuluar dhe shkelen cdo ligj dhe hyn ne nje armiqesi nga e cila nuk shpetojne dot kurre.

Mirenjohje celulareve dhe kamerave sepse tashme keto fytyra maskarenjsh nuk mund te fshihen dot kurre.

E zgjodhen fundin e tyre shume te keq per hesap te nje kryeministri,qe do ti shese si legena,megjithate ky eshte halli i tyre....fundi i tyre nuk ndryshon’, shkruan Petrit Vasili.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01112699508667
array(1) { ["section"]=> string(130) "tensionet-sot-ne-shkoder-reagon-petrit-vasili-mirenjohje-atyre-qe-i-nxoren-maskarenjte-me-video-rama-do-t-i-shese-si-legena-175812" }