Tensionohen marrëdhëniet e Perëndimit me Turqinë, pas Gjermanisë edhe Hollanda ndalon tubimet turke

Publikuar tek: bota, më 19:42 04-03-2017 Tensionohen marrëdhëniet e Perëndimit me Turqinë, pas Gjermanisë edhe Hollanda ndalon tubimet turke

Marrëdhëniet e Perëndimit me Turqinë janë duke shënuar një tjetër moment tensioni.

Fillimisht në Turqi u ndalua një gazetar gjerman me prejardhje turke, i cili akuzohet si spiun nga qeveria e këtij vendi. Berlini u kundërpërgjigj duke anuluar një tubim të zyrtarëve turq në qytetin gjerman të Gaggenau, veprim që solli një deklaratë të fortë nga presidenti Rexhep Taip Erdogan, i cili i konsideroi autoritetet e Gjermanisë si mbështetëse të terrorizmit.

Por sikur të mos mjaftonte përplasja me shtetin më të fuqishëm në Europës, Ankaraja është përplasur sot edhe me Hollandën. Arsyeja është e njëjtë, ndalimi i tubimit të ministrave turq me komunitetin që jeton në Rotterdam.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu ishte parashikuar të fliste para emigrantëve turq më 11 mars, por autoritetet vendase kanë kërkuar anulimin e aktivitetit. Çavusoglu e akuzoi Hollandën për mungesë të demokracisë.

Me interes pritet vizita që do të zhvillojë javën e ardhshme në Ankara, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel.

Turqia po përgatitet të hyjë në referendumin që do e përcaktojë atë si një republikë presidenciale, me Erdogan që kërkon votën pro. Për këtë arsye, qeveria turke ka nisur një fushatë në vendet e Europës për të bindur emigrantët të votojnë në favor të kërkesës së tyre. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Boris Johnson vizitë në Moskë, “Foreign Office” paralajmëron: Nuk është kthim në normalitet
Akuzat e Trump për përgjime, reagon Obama: Nuk është e vërtetë, ishte parimi im »
Article Logic
Execution time: 0.012464046478271
array(1) { ["section"]=> string(104) "tensionohen-marredheniet-e-perendimit-me-turqine-pas-gjermanise-edhe-hollanda-ndalon-tubimet-turke-70771" }