Po ndodh një përplasje mes deputetëve të PD dhe LSI dhe policisë që ruan gjykatën e Tiranës ku pritet të zhvillohet seanca gjyqësore në ngarkim të 23 të pandehurve të prishjes së rendit public në incididentin e të shtunës në Kalimash.
“Hapeni derën. Po shkelni ligjin” ishin përplasjet verbale të deputetëve me policët. Por duket se asgjë nuk ka funksionuar.
Në dalje të gjykatës kryetari I grupit parlamentar të PD, Spaho tha: I gjithë grupi i deputeteve donte të hynte në sallë. Forcat e policisë nuk na lejuan dhe ushtruan dhunë. Ky është shteti diktatorial i Edi Ramës por ka për ta parë. Që ka rrethuar gjysëm e Tiranës për të bërë këtë gjyq nuk e ka kollaj, do të përplaset me qytetarët do të përplaset me ne”.
Jashtë sallës së gjyqit kane mbetur gazetarët, deputetët dhe familjarët e të akuzuave.