Tensionohet situata, protestat në Hong Kong hyjnë në javën e 13-të

Publikuar tek: bota, më 23:53 17-08-2019 Tensionohet situata, protestat në Hong Kong hyjnë në javën e 13-të Protestat ne Hong Kong

Protestave tashmë disa javëshe në Hong Kong  i janë bashkuar edhe mësuesit e shkollave. Protestat po vazhdojnë prej tre muajsh duke u shndërruar në një lëvizje për reforma demokratike në vend.

Organizatorët kanë paralajmëruar ndërhyrje të dhunshme nga ana e Pekinit.

Akademikët dhe mësuesit kanë deklaruar se do të tregojnë mbështetjen e tyre për protestuesit, shumë prej të cilëve janë studentë.

Demonstratat nisën si protesta paqësore kundër miratimit të një projektligji që parashikonte ekstradimin për procese gjyqësore në Kinë. Që atëherë ato janë shndërruar një lëvizje për reforma demokratike. Të tjera protesta janë planifikuar të mbahen përgjatë ditës së shtunë e të dielë.

Protestat zakonisht janë organizuar në fundjavë, por protesta më e fundit në aeroportin Hong Kongut u shtri edhe më tej, duke shkaktuar probleme të mëdha për disa ditë për një prej qendrave më të ngarkuara ajrore në botë si dhe duke nxitur përleshje mes demonstruesve e policisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026371955871582
array(1) { ["section"]=> string(72) "tensionohet-situata-protestat-ne-hong-kong-hyjne-ne-javen-e-13-te-175643" }