Protesta e studentëve vazhdon prej ditësh e zhvendosur tashmë në ambjentet e brendshme të fakulteteve. Një pjesë e studentëve vijojnë mësimin, ndërsa pjesa tjetër kanë bojkotuar duke u ngujuar në auditore.
Kjo ka shoqëruar shpesh përplasje mes tyre dhe forcave të rendit.
Ndërkohë, mëngjesin e sotëm është regjistruar një tjetër përplasje. Mësohet se studentët e Ekonomikut, përveçse kanë bllokura derën kanë nxjerrë jashtë edhe punonjësit e administratës.
Gjithashtu studentët e fakultetit të Ekonomisë kanë publikuar të dhënat në lidhje me një votim që kanë kryer, teksa nënvizohet se shumica dërrmuese e tyre vijojnë qëndresën, ndërsa një pjesë e vogël ka zgjedhur si alternativë për të vijuar mësimin.