Tentativë vrasje dhe vjedhje, arrestohet 31 vjeçari nga Kamza i shpallur në kërkim ndërkombëtar (EMRI-FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:03 04-04-2020 Tentativë vrasje dhe vjedhje, arrestohet 31 vjeçari nga Kamza i shpallur në kërkim ndërkombëtar (EMRI-FOTO) Foto ilustruese

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka arrestuar 31 vjeçarin Erjol Ceka, banues në Kamzë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti italian.

Ai është dënuar nga Gjykata e torinos me 13 vite, 3 muaj dhe 17 ditë burgim për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Vjedhja”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Bëhet me dije se 31 vjeçari ka tentuar të shtypë me makinë shtetasin italian S.S në vitin 2011 në Asti të Italisë, si dhe ka vjedhur para dhe sende me vlerë në një bar në vitin 2012.

Gjithashtu mësohet se Ceka së bashku me një perso tjetër ka plagosur rëndë me thikë shtetasin shqiptar A.G në vitin 2015.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Kamza".

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana.

Kapet dhe arrestohet, me qëllim ekstradimi, një i kërkuar nga drejtësia italiane, i dënuar për një sërë veprash penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi të kërkuar nga drejtësia italiane, për një sërë veprash penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Kamza", në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimi, i shtetasit Erjol Ceka, 31 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali.

Autoritetet gjyqësore në Torino, Itali, me vendimin penal Nr. 997/2019 SIEP, datë 17.02.2020, e kanë dënuar këtë shtetas me 13 vjet, 3 muaj e 17 ditë burgim, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Vjedhja”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Ky shtetas dyshohet se më datë 17.01.2011, në Asti, Itali, ka tentuar që të shtypë me makinë shtetasin italian  S. S., duke i shkaktuar atij plagosje dhe fraktura.

Më datë 14.12.2012, së bashku me një person tjetër, ka vjedhur para dhe sende me vlerë në një bar.

Gjithashtu, më datë 31.01.2015, në bashkëpunim me një person tjetër, ka plagosur rëndë me thikë shtetasin shqiptar A. G.

Materialet e arrestimit të përkohshëm, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

92130488_588172361780311_6781301254946553856_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089609622955322
array(1) { ["section"]=> string(111) "tentative-vrasje-dhe-vjedhje-arrestohet-31-vjecari-nga-kamza-i-shpallur-ne-kerkim-nderkombetar-emri-foto-201276" }