Policia britanike ka vënë në pranga një shqiptar, pasi u kap me një qese me dy kilogramë kokainë dhe me rreth 55,500 paund.
Bëhet fjalë për 18-vjeçarin shqiptar Endrit Vishaj, i cili kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në moshën 16-vjeçare duke u fshehur poshtë një kamioni.
Shqiptari u vu në pranga në një park makinash në Bilston, pasi tentoi të largohej dhe u hodh nga makina.
Vishaj u dënua me 4.4 vite paraburgim dhe u dërgua në një institucion riedukimi në Angli, ndërsa mediat britanike raportojnë se nëse droga do të dilte në tregun e zi do të kapte shifrën 200 mijë paund.