Tentoi t’i shpëtonte policisë, kapet shqiptari me kokainë dhe marijuanë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:42 05-09-2019 Tentoi t’i shpëtonte policisë, kapet shqiptari me kokainë dhe marijuanë Droga dhe materialet e sekuestruara nga policia e Viçencës

Një 30-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia e Viçencës teksa iu gjetën në banesë sasi të paketuara kokaine dhe hashashi si dhe 2500 euro.

Shtetasi me iniciale B.E. u arrestua pas një ndjekje të gjatë nga karabinierët italianë.

Ai u pikas në stacionin e Mestres teksa hynte dhe dilte nga një makinë. Kur kuptoi që po ndiqej nga policia, B.E. shtoi shpejtësinë për t’i shpëtuar ndjekjes nga policia. Në fund, ai u ndalua dhe kontrollit të banesës së tij iu gjet sasia e drogës e paketuar si dhe shuma 2500 euro. Policia dyshon se ai është koka kryesore e këtij rrjeti të shpërndarjes së drogës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.058783054351807
array(1) { ["section"]=> string(77) "tentoi-t-i-shpetonte-policise-kapet-shqiptari-me-kokaine-dhe-marijuane-177409" }