Tentoi të arratisej drejt Bullgarisë, i dyshuari i pestë i grabitjes në Rinas

Publikuar tek: aktualitet, më 17:01 23-04-2019 Tentoi të arratisej drejt Bullgarisë, i dyshuari i pestë i grabitjes në Rinas

Arrestohet një tjetër person i dyshuar si pjesëmarrës në grabitjen e miliona erove në aeroportin e Rinasit.

Operacioni policor është finalizuar pak minuta më parë dhe në pranga ka rënë personi i pestë i dyshuar si pjesëmarrës në grabitjen e 9 prillit.

Mësohet se ai është arrestuar gjatë tentativës për t'u arratisur në Bullgari.

Katër persona janë arrestuar tashmë, ndër ta edhe Alkond Bengasi, personi që modifikoi furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. Bengasi ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë.

Për grabitjen në Rinas janë arrestuar F. Beqiraj, Alkond Bengasi, Renaldo Sula dhe Saimir Çela ndërsa emri i personit të pestë nuk bëhet ende i ditur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021981954574585
array(1) { ["section"]=> string(83) "tentoi-te-arratisej-drejt-bullgarise-i-dyshuari-i-peste-i-grabitjes-ne-rinas-161564" }